Si një tifoz i Arabisë Saudite, teologu nga Shkupi në emisionin MundKlan ka treguar edhe për premtimin që iu bë lojtarëve arabë para ndeshjes me Argjentinën e Messit.
“Zëvendësi i mbretit, djali i tij, iu ka premtuar lojtarëve nga një Rolls Royce prej më të lirave, ku njëra kushton 450 mijë dollarë, por kjo për ata nuk është problem. Mbreti për shkak të fitores, pas gëzimit e ka shpallur atë ditën e fitores si ditë feste”, deklaroi teologu Metush Memedi./KlanMacedonia