Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve para zgjedhjeve të nesërme presidenciale publikoi udhëzime për votimin e qytetarëve.
Në 18 pika sqarohen mënyra dhe procesi i votimit në qendrat e votimit.
Në vazhdim është udhëzimi i plotë i KSHZ-së për votim në zgjedhjet presidenciale:
Votimi bëhet personalisht në qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në PDK/ZK.
Këshilli zgjedhor u shpjegon votuesve mënyrën e votimit dhe u mundëson atyre të votojnë.
Votuesi mund të paraqitet në qendrën e votimit vetëm një herë për të ushtruar të drejtën e tij të votimit.
Votuesi dorëzon dokumentin për identifikim personal – letërnjoftim të vlefshëm ose dokument udhëtimi, d.m.th. letërnjoftim ose dokument udhëtimi vlefshmëria e të cilave ka skaduar në periudhën nga 24 korrik 2023 deri më 24 prill 2024.
Votuesi vendos gjurmën e gishtit tregues të dorës së djathtë në pajisje për identifikim biometrik, dhe nëse votuesi nuk ka gishtin tregues të djathtë, një gjurmë gishti merret nga gishti tregues i dorës së majtë ose në rast se votuesit i mungojnë këto dy gishta merret një gjurmë e gishtit tjetër të dorës së djathtë.
Nëse votuesi nuk ka dy duar, futet në pajisjen teknike duke iu kërkuar numri amë i vetëm (NVAQ).
Nëse PIBV nuk mund të përputhet me gjurmët e gishtave nga gishtat e votuesit në listën zgjedhore elektronike, votuesi vendoset në PIBV përmes leximit të dokumenteve personale nga skaneri ose përmes numrit të vetmë amë (NVAQ) ndërsa pastaj votuesi i vendos gjurmët e gishtave në PIBV.
Pas vendosjes së identitetit, votuesi e vë nënshkrimin e tij në nxjerrjen e listës zgjedhore.
Fleta e votimit e grisur nga koçani sipas rendit numerik, duhet të vuloset në anën e përparme në vendin e caktuar për vulë dhe më pas i jepet votuesit.
Votuesi merr një fletëvotim.
Votuesi voton i vetëm, në fshehtësi pas paravanit votues.
Votuesi votimin e kryen në atë mënyrë që e rrethon numrin para emrit në listën me stilolaps në ngjyrë të kaltër.
Fletën e votimit të palosur votuesi e vendos në kutinë e votimit.
Votuesi e merr dokumentin për identifikim personal.
Votuesi që ka paaftësi fizike ose nuk di të shkruajë dhe për rrjedhojë nuk mund të votojë në mënyrën e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, ka të drejtë të marrë me vete një person që do ta ndihmojë gjatë votimit. Nëse ai nuk sjell me vete një person që do ta ndihmojë në votim, atëherë këshilli zgjedhor do të caktojë një person tjetër nga radhët e votuesve. Personi nuk duhet të ndikojë në vendimin e votuesit.
Ndalohet votimi familjar dhe në grup, si dhe votimi për një person tjetër.
Ndalohet fotografimi i fletës së votimit me celular ose aparat fotografik.
Në qendrën e votimit ndalohet mbajtja e armëve.