Çfarë dokumentesh asgjësuan punonjësit e ambasadës së Iranit në Shqipëri gjatë natës?

Që prej momentit kur stafi iranian la ambientet e ambasadës në Tiranë, në godinë kanë hyrë forcat speciale RENEA, punonjës të Antiterrorit dhe njësia Antieksploziv.

 

Gazetari Besar Bajraktaraj, raporton se prej një ore ata po kryejnë kontroll të imtësishëm të godinës. Po ashtu, gazetari thotë se gjatë natës punonjësit e ambasadës kanë asgjësuar disa dokumente, përmbajtja e të cilave nuk dihet.

“Menjëherë pas urdhit të dhënë nga qeveria shqiptare, punonjësit e ambasadës kanë nisur punën përgatitore për t’u larguar, kanë mbledhur të gjithë sendet personale, ndërkohë gjatë natës kemi patur edhe një episod, siç ka qenë edhe asgjësimi i dokumenteve që nuk dihet se çfarë përmbajtje kishin, është kryer në ambientet e brendshme”, tha gazetari./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share