Çfarë do të ndajë BDI nga kulaçi vet për ASH-në?

Artan Grubi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të qartë për pozitat eventuale që partia e tij, do të mund t’ia japë Aleancës për Shqiptarët, nëse kjo e fundit vendos të bëhet pjesë e shumicës qeveritare. Si pas Grubit, ndarja e pushtetit është problem i vogël.

“Pse duhet t’i japim diçka. Do i japim të ardhme europiane. ASH-së do i japim një shtet të integruar në BE ashtu siç ja dhamë të integruar në NATO, do i japim shtet ku ka sundim të ligjit, ku ka veting për politikanë, gjykatës e prokurorë, luftë të pakompromistë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sistem funksional dhe mendoj se këto vlera ASH-ja do i përkrahë”, deklaroi Artan Grubi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share