Certifikohet me sukses nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në FT. Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura.
“Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi./tvklan.al