Certifikimi i Listës Serbe, Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme!

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më 25 dhjetor, PZAP-ja aprovoi ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë.

Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

Më 23 dhjetor, anëtarët e KQZ-së nga, Lëvizjes Vetëvendosje, votuan kundër certifikimit të Listës Serbe parti kjo që konsiderohet më e madhja e komunitetit serb në Kosovë e që gëzon përkrahjen e Beogradit.

Poashtu në mesnatë ka përfunduar edhe afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora.

Sipas KQZ-së deri më tash janë regjistruar mbi 90 mijë votues nga diaspora ndërsa mbi 18 mijë aplikacione janë në shqyrtim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share