Certifikata nënshtetësie edhe në formë elektronike!

AZIRI: DERI NË FUND TË VITIT MBI 150 SHËRBIME DIGJITALE

Qytetarët prej sot do të mund që të nxjerrin dokumentin e nënshtesësisë edhe në formë elektronike, njofton KlanM.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, tha se, përpos nënshtetsësisë, kjo ministri deri në fund të vitit 2023, do të bëjë mbi 150 shërbime digjitale.

“Sot jemi këtu për të bërë prezentimin  e digjitalizimit e shërbimëve që i digjitalizojm, shërbime të cilat Ministria e Informatikës dhe Administrat deri  në fund të vitit 2023, do të bëjë mbi 150 shërbime digjitale që do të jenë në shërbim të qytetarëve me çka përmes portalit nacional uslugi.gov.mk, apo shërbime të qendrave  të cilat Ministria i posedon në 5 qytete të ndryshme qytetarët  e shtetit do të mund në kohë reale të vijn të marrin shërbimet digjitale në email apo telefon” – tha Azir Aliu

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, sic njofton KlanM, sqaroi procedurën për paraqitjen e kërkesës për certifikat të shtetësisë më menyrë elektronike.

“Kërkesa dorzohet në emër personal ashtu  edhe për fëmijën e mitur, ndërsa shërbimi është i disponueshem në ueb faqen www.uslugi.gov.mk si dokumentet, dokumentet personale dhe shtetësi. Kërkesa mund të parashtrohet nga personi I cila ka nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që është I regjstruar në portalin e shërbimeve elektronike përrmes sistemit për hyrje, gjegjësishtë Portalit Kombëtar për shërbime në përputhje me rregulloren” – deklaroi Oliver Spasovski.

Qeveria synon që të bëjë transforim digjital sa i përket shërbimeve për qytetarët. Kështu të paktën paralajmëroi paraprakisht ministri Aliu, i cili gjatë prezantimi të platformës “Era Digjitale”, tha se kjo do të sjell plotësimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe administratën. Kjo platformë, sipas tij synon t’i lehtësojë shërbimet në kohë reale për qytetarët, të rrisë transparencën, si dhe llogaridhënien e administratës shtetërore. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Neal Sejfulla

Lexo gjithashtu
Total
0
Share