Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij do të fillojnë të martën e ardhshme, sipas agjencisë së lajmeve IRNA.
Thuhet se do të zhvillohet në qytetin veriperëndimor të Tabrizit dhe më pas trupi i presidentit Raisi do të dërgohet më vonë në Teheran.
“Ceremonitë e varrimit për presidentin dhe shokët e tij do të zhvillohen të martën në orën 9:30 me orën lokale në Tabriz”, tha agjencia e lajmeve IRNA.