Ceremonia e 60-vjetorit të modës amerikane

Familja Kardashian e Gigi Hadid shkëlqejnë në tapetin e kuq

Këshilli i Dizajnuesve të Modës të Amerikës, CFDA, mbajti ceremoninë e tij vjetore të çmimeve në Nju Jork mbrëmjen e së hënës.

Tapeti i kuq ishte i mbushur me të famshëm që dashurojnë modën, përfshirë Kim Kardashian, marka e së cilës SKIMS u nderua me çmimin e parë të Inovacionit. Kim u shfaq mahnitëse me një fustan bust të zi latex, e teksa shoqërohej nga familja e saj Kardashian. Nga ana tjetër edhe supermodelja e famshme Gigi Hadid shkëlqente me kostumin e saj me kuadrate teksa e kishte kombinuar me një këmishë të bardhë.

Artisti Lenny Kravitz u emërua ikona e modës për vitin 2022. Dizajneri i ndjerë Virgil Abloh u njoh për ndikimin e tij global në modë.

Ky vit shënon 60-vjetorin e CFDA, e cila ofron mbështetje për dizajnerët e rinj dhe dizajnerët veteranë amerikanë.Eventi u mbajt në Cipriani South Streetnë Manhattan.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share