Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë të drejtë natyrore të prononcohen për cështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në Maqedopninë e veriut , vlersojnë analistët poliik duke komentuar apelete e kryetarit të BDI-së Ali AHmeti që Tirana dhe Prishtina të ngrejnë zërin për rreziqet me të cilët po ballafaqohen shqiptarët e Maqedonisë gjegjësishtë mundësin e cënimit të drejtave të tyre nga qeveria aktuele e VMRO DPMNE-së .
“Qeveritë e shteteve fqinje kanë në dijeni se cilën distancë duhet mbajtur por nuk do të thotë se qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo shteti amë Shqipërisë nuk mund të prononcohen lidhur me të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve autokton në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, tani për tani gjykoj se z. Ahmeti sikur I ka informuar këta qeveri se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni, ndaj në një iniciativë pranë gjykatës kushtetuese duket se 2,3 nene të këtij ligji mund të anulohen, megjithatë kjo nuk do të thotë ky vendim I gjykatës (hipotetikisht se ende nuk është sjellur) do të mund ta cënojë këtë ligj dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut”, tha analisti Qenan Aliu.
Bashkim Selmani, analisti politk thotë se përkrahja që Kosova ka ofruar gjithmonë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është e padiskutueshme, por njëherësh kërkon që edhe Shqipëria dhe Kosova të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë, ashtu siç vepron Serbia për serbët në rajon.
“Si çdo qeveri kudo që të jetë duhet të flasin në një gjuhë, për arsye se si I mbron, nuk k a nevojë që të marim ne një ekzemplar tjetër. Si I mbron Serbia serbët ku do që jetojnë ashtu duhet ti mbroj edhe Shqipëria dhe Republika e Kosovës”, thotë analisti politik profesor, Bashkim Selmani.
Gjithashtu, Selmani i referohet qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila shpesh ka mbajtur qëndrime të rezervuara kur vjen fjala për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe Kosovën. Ai kritikon faktin që, përkundër marrëdhënieve të ngushta mes Maqedonisë dhe Serbisë, shumë marrëveshje mes tyre realizohen, ndërkohë që angazhimet ndaj Shqipërisë dhe Kosovës shpesh mbeten të parealizuara. /tvklan.mk