“Çdo park, çdo cep i Shkupit ka mbetje voluminoze” – Bislimi: Komunat nuk marrin masa

Muzafer Bislimi, Udhëheqës i  Departamentit për mbetje voluminoze ndërtimore, deponi të egra dhe trajtimin e ujërave të zeza në Ndërmarrjen Publike Komunale “Higjiena Komunale – Shkup”, i ftuar në emisionin 99 Minuta, ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si komunat e Shkupit po trajtojnë çështjen e mbetjeve voluminoze. Sipas tij, komuna duhet vet të marrin masa për pastërtinë e tyre, por këtë, siç thotë Bislimi, nuk e bën asnjëra nga to.

Nëse punonjësit e Higjienës Komunale nuk do të dilnin për një ditë në terren, sipas Bislimit, do të bëhet katastrofë ekologjike.

“Njëherë kemi pasur grevë për rrogat në vitin 1987 dhe nuk kemi dalur në terren për 7 ditë. Për 7 ditë u bë epidemi, u çuan ushtria e të gjitha institucionet për ta pastruar , por nuk mund ta pastronin. Pasi narregulluan statusin tonë, ne dolëm dhe për tre ditë e pastruam krejt Shkupin”, deklaroi Muzafer Bislimi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share