Çavusoglu: Athina të mos përfshihet në aventura në emër të të tjerëve

Duke vënë në dukje provokimet e vazhdueshme të Greqisë, Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar Athinën që të mos përfshihet në aventura në emër të të tjerëve, dhe të ndalë provokimet sepse sipas kryediplomatit Çavusoglu në të kundërt do të ketë pasoja.

“Ndërsa ne po përpiqemi të respektojmë të drejtat tona të fqinjësisë në të dy anët e detit Egje, Greqia vazhdon me provokimet. Nëse ata fillojnë një aventurë në emër të të tjerëve, do të vuajnë pasojat edhe sot si në të kaluarën”, është shprehur Mevlut Çavusoglu.

Duke thënë se Turqia është gjithmonë në roje kundër “syve të këqij dhe planeve dashakeqe”, Cavusoglu vuri në dukje se siguria e vendit te tij është në “duart e sigurta të ushtrisë heroike, industrisë së mbrojtjes dhe satelitëve të dërguar në hapësirë”.

Duke folur për rolin ndërmjetësues të vendit të tij, Cavusoglu tha se Turqia kërkon zgjidhje për krizat nga Ballkani në Lindjen e Mesme, nga Kaukazi në Azinë Qendrore dhe nga Afrika në Amerikën Latine”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share