“Çartet” Vulini dhe ”bota Serbe” – e quan Maqedoninë sipas emrit Kushtetues!

DEKLARATA E OSMANIT PËR REZOLUTËN E SREBRENICËS

“Verimaqedonasit e dijnë se votat e tyre s`kanë rëndësi madje as kur bëhet fjalë kur vendoset për emrin apo gjuhën e tyre, e aq më pak për Serbët. Të sihin përmbajtur nëse nuk mbështetin Serbinë”.

Kështu ka deklaruar ish-Shefi i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, duke reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, se Maqedonia e Veriut është një bashkësponsorët e Rezolutës në OKB për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare dhe komemoracion për gjenocidin në Srebrenicë.

“Kur quheshin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Shkup, ne i quanim Maqedoni. Me ta ndamë ilaçe gjatë COVID-krizës, u dhamë nga rezervat tona të miellit dhe sheqerit, kurse Kisha Ortodokse Serbe, Kishës Ortodokse Maqedonase i dha pavarësi dhe emër. RMV-ja me të vërtetë duhet ta ndërrojë gjuhën bashkë me emrin dhe historinë, siç kërkojnë Bullgarët. Është marrëzi të shfrytëzojnë fjalorin ku nuk kanë fjalë për nder, falënderim, miqësi, liri, turp” – tha Vulin.

Deklarata e Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, ka trazuar edhe serbët në Maqedoninë e Veriut. Më i zëshëm ka qenë Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve të Maqedonisë, Ivan Stojilkoviq.

“Fakti që Alia, Bujari, Talati, Artani guxuan që shkallën e armiqësisë ndaj Serbisë dhe popullit serb ta ngrisin në nivelin me të lartë, në kundërshtim me vullnetin e popullit maqedonas, tregon se sa Maqedonia dhe shtetësia e saj ka rënë në nivelin më të ulët” – tha Ivan Stojilkoviq, partia e Serbëve në Maqedoni.

Deklarata e Vulinit është transmetuar edhe në Sofje. Agjencia bullgare e lajmeve BGNES, në lajmin me titull “Shpata e Putinit dhe Vuçiqit sulmon Maqedoninë me primitivizëm” shkruan se Vulini është mbrojtësi më I ashpër I “Botës serbe”, që ka për qëllim, sic thonë nga BGNES, t`i nënshtrojë vendet fqinje nën pushtetin e Beogradit.

Ndryshe, në press-konferencën e së hënës, i pyetur nga gazetarët nëse kjo Rezolutë do të ndikojë në raportet me Serbinë, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani tha se pikërisht Serbia duhet ta votojë këtë Rezolutë për shkak se, sic tha, të gjitha vendimet e gjykatave ndërkombëtare tregojnë se në Srebrenicë ka ndodh gjenocidi. Derisa mohohet dhe nuk pranohet, mundësia e përsëritjes mbetet e mundshme – tha Osmani. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share