Triumfi në Us Open, spanjolli imazh i katër kompanive më gjigante në botë
Carlos Alcaraz është njeriu i momentit. Sukseset e korrura nga tenisti spanjoll në këtë vit 2022, duke e bërë dhe numrin 1 në renditjen e ATP e kanë shndërruar 19-vjeçarin në një nga më të kërkuarit në tregun mediatik.
Markat më të njohura po luftojnë për të nënshkruar me Alcaraz për ta bërë imazhin e produkteve të tyre. Fitorja në US Open ka shtuar listën e sponsorëve të 19-vjeçarit. Së fundmi, ai ka nënshkruar një kontratë me gjigantin e automjeteve, BMW
. Detajet nuk bëhen të ditura, por besohet se Alcaraz do të jetë imazh më i kushtueshëm i brendit gjerman. Ndërkaq, pas nuk mbetet as gjiganti i veshjeve sportive NIKE, që duket se e ka nuhatur shpërthimin dhe talentin e Alcaraz tre vite më parë, duke firmosur një kontratë deri në vitin 2025 me të.
Gjithsesi, me suksesin e tanishëm, është e sigurtë se palët do të ulen për të biseduar për një rinovim të kontratës, e cila parashikohet të jetë 10-vjeçare, dhe ku fitimet do të jenë më shumë se ata që përfiton kundërshtari i tij në fushë Jannik Sinner.
Ky i fundit do fitojë rreth 150 milionë euro nga kjo marrëveshje, por prestigji i spanjollit është tepër i lartë në këtë moment. Gjithashtu, Alcaraz do të jetë imazh edhe i kompanive si Rolex, apo dhe Babolat, të cilat sigurisht do të shtojnë të ardhura në llogarinë e 19-vjeçarit.
Në këtë vit 2022, spanjolli ka fituar mbi 7.6 milionë euro në turnet ku ka marrë pjesë, për ta dërguar në 9.1 milionë euro fitimin që nga fillimet e karrierës së tij.
Klan News