Një ditë pas fitores 1-0 në miqësore me Bosnjë Hercegovinën, Italia udhëtoi për në Gjermani nga aeroporti i Firences.
Një gol i Davide Frattesit e ndihmoi Kombëtaren, por një nga ish-trajnerët më me peshë në Itali, Fabio Capello nuk është plotësisht i kënaqur me performancën e ekipit. Në artikullin e tij në Gazzetta Dello Sport tekniku paralajmëron se Italisë i duhen dy gjëra në Euro 2024.
“Është e vërtetë që fitorja ndihmon, por kam ndjesinë se ka ende punë. Spalletti kishte pak kohë për ta formësuar ekipin ashtu siç donte, dhe kjo ishte e dukshme. Nuk ka ende një identitet të qartë dhe koordinimi mbrojtës nuk ka funksionuar gjithmonë. Intensiteti ende nuk është ai që kërkohet në një turne ndërkombëtar”, tha ai.
Ky është konstatimi ndërsa këshilla e Capello është që të merren masa para ndeshjes së të shtunës kundër Shqipërisë.
“Misioni i parë do të jetë rritja e lojës përpara debutimit kundër Shqipërisë. Tani e tutje, ne do të përballemi me kundërshtarë që vrapojnë shumë më shpejt. Prandaj, do të na duhet një Itali më e guximshme se ajo që pamë në ndaj Bosnjës”.
Ish-trajneri i Anglisë dhe Rusisë ishte i impresionuar nga Gianluca Scamacca, Davide Frattesi dhe Donnarumma.
Tv Klan