Caktohet vendi ku do të luhet ndeshja Zvicër-Kosovë

Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e planifikuar për 18 nëntor, do të luhet në Basel.

Takimi i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024 do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” më 18 nëntor, nga ora 20:45. Shitja e biletave do të nisë nga 20 tetori.

Pritet të ketë publik të madh shqiptarë.

Kosova dhe Zvicra barazuan 2:2 në “Fadil Vokrri” gjatë shtatorit.

Zvicra është në rrugë të mirë drejt kualifikimit në Evropian, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund. Ka 14 pikë në vendin e parë.

Ndërkohë, Kosova është e pesta me katër pikë dhe me gjasa minimale për kalim tutje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share