Ganiu fajëson qeverinë për zvarritjen e punimeve në rrugën “Ismail Kadare”
Kanë vendosur me qeset për tu mbrojtur sadopak nga balta. Por vështirë ia dalin, veçanërisht fëmijët, të cilët kalojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë. Ata janë të rrezikuar edhe nga kanalizimi që është hapur dhe mbuluar me dërrasa.
“Shikoni si ka mbetur kanalizimi, vjen fëmiju dhe bien. A keni fëmijë. Po 3 fëmijë i kam. Po ka edhe banorë të tjerë…Përgjegjësinë kush e ka atëherë? Do të jetë vonë. Shikoni si ka mbetur”, thotë një banor i kësaj lagjeje.
“Si është të jetoni këtu? Bangladesh… edhe aty kanë bërë asfallt…”, thotë banori.
Banorët kanë filluar të tallen edhe me emrin e kësaj rruge, në vend të Ismail Kadare e quajnë Millka.
“Si e quani këtë rrugë? Millka. Pse? Përshkak ngjyrës”, sqaron banori.
E as punëtorët e Higjienës Komunale nuk kanë marrë mbeturinat, pasi nuk kanë mundur të depërtojnë në këtë rrugë.
“Mirdta a po mundeni? A nuk po e shikoni si është? Si po ja dilni a jetoni këtu? Nuk jetojmë në mars këtu jetojmë. Na kanë mbetur të vendosimi vetëm edhe krah të fluturojmë”, thotë një banor.
“Çdo ditë kalojmë këtu me çizme kalojmë, ka një vit që është kështu. Kështu nuk është as në Bangladesh e as Indi”, thotë një banor.
Në këtë rrugë ngeci edhe një veturë e kjo ndodh shpesh veçanërisht kur ka reshje të shiut.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu fajin për zvarritjen e punimeve të kësaj rruge ia hedh Qeverisë.
“Kompania e cila ka qenë e kontraktuar ka qenë prej Qeverisë, sipas informacioneve që i kam punimet kanë përfunduar dje. Ne jemi gati atë pjesë të cilët duhet ta bëjmë shtresën dhe tamponimin dhe pastaj asfaltimin. Por dje dhe sot kemi qenë të bllokuar për shkak reshjeve të shiut”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Çairit.
Ndryshe rruga Ismail Kadare është vetëm rreth 1500 metra larg qendrës së Shkupit dhe objektit të Komunës së Çairit./KlanMacedonia
Përgatiti: Arbana Q. Klimenta