Çair: Ali Ahmeti me mbështetje për ministrat e BDI-së

GRUBI: SOT KEMI NEVOJË PËR PAJTIM DHE BASHKIM

Mesazhe për unitet, pajtim dhe bashkim, integrimi në BE, vizioni i Ali Ahmetit, e ardhmja e Kosovës, ishin mesazhet që u dërguan nga tubimi I mbrëmshëm I BDI-së në Çair, njofton KlanM.

Edhepse nga “Grupi i Zjarrit” kishin thënë se nuk janë ftuar në këtë takim, sipas Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi, qëllimi i tubimit ka qenë pajtimi dhe uniteti.

“Sot kemi nevojë për bashkim, kemi nevojë për pajtim kemi nevojë për unifikim, e jo për përçarje e ndarje. Dora ime mbetet e shtruar, sepse unë dhe të gjithë ne nuk kemi hasmëri e hatërmbetje. Ne kemi detyrë që ta zbatojmë misionin e Ali Ahmetit” – tha Artan Grubi.

Por, Grubi, përmes simbolikës çoi mesazhe kundërshtarëve politik.

“Gjithmonë drita në fund të tunelit simbolizon shpresën, por mua ky tunel dhe kjo dritë ma kujtoi një mësim popullor – vëllezër e motra trenit nuk I dilet përpara” – deklaroi Grubi.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, trenin e zëvendësoi me uragan dhe sqaroi se përse është I nevojshëm uniteti dhe pajtimi.

“Artan, ne nuk jemi tren jemi uragan. Uragani nuk ndalet. Uragani po të vuri përpara si ngritesh dot dhe të mbulon një herë e përgjithmonë. Prandaj, të gjithë atyre që përpiqen të ndalojnë vizionin dhe misionin e BDI-së le të dëgjojnë një porosi shumë të sinqertë – Mos I dilni para uraganit, se ju shkel” – tha Ali Ahmeti.

Tubimi I shumëpritur I BDI-së në Çair, sic njofton KlanM, konfirmoi përcaktimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që t`u jep mbështetje Ministrave dhe funksionarëve tjerë shtetëror të integristëve, veçanërisht Zv/Kryeministrit Artan Grubi dhe Ministrit të Jashtëm Bujar Osmanit, për të cilët, nga “Grupi i Zjarrit” kërkojnë shkarkimin e tyre. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share