Çair: 48 nxënës në një paralele?!

KOMUNA E ÇAIRIT: MASH KA DHËNË LEJE PËR HAPJEN E NJË PARALELE TË RE

Në këtë mënyrë u ulën në bankat shkollore nxënësit e klasës së parë në shkollën fillore “Imri Elezi” në Lagjen Dizhon të Komunës së Çairit.

Gjashtë ditë me rradhë nxënësit e klasës së parë mësonin në paralele me nga 48 nxënës. Gjegjësisht ishin të ndarë në tre paralele ndërsa kjo shqetësoi shumë prindër të cilët u lajmëruan në Klan M. Shumica prej tyre të cilët i pyetëm thonin se klasat janë të stërngarkuara dhe se presin që të hapet një paralele e re.

“37 janë, shumë nxënës. Keq është, deklaroi një prind për tv KlanM

Kështu edhe ndodhi duke qenë ekipi ynë atje. Kishte ardhur mësuesja e re dhe u formua edhe paralelja e katërt për klasë të parë.

“Uzeir. Unë jam Ajnur je i rritur tash do të shkosh në shkollë”

Prindërit alarmojnë se ka edhe klasa të stërngarkuara me nxënësës që vijojnë mësimin edhe në klasat më të larta. Drejtoresha e kësaj shkolle Lulzime Islami nuk deshi të prononcohet para kamerave por tha se inspektorat e arsimit e kanë vizituar shkollën dhe e kanë konstatuar se ka nevojë për hapjen e paraleles së re.

Sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet. Në këtë shkollë ka 110 nxënës të klasës së parë të cilët janë regjistruar në këtë vit shkollor. Nga Komuna e Çairit konfirmuan se Ministria e Arsimit ka dhënë leje për hapjen e parlaleles së re./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share