Çadikovski për TV KLAN: Politikanët gjatë fushatës t’i lënë gazetarët të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale

10 milionë euro nga paratë e shtetit do të shpenzojnë partitë për të promovuar mesazhet e tyre politike, njoftoi Çadikovski në debatin e sontëm në emisionin Klan Debat.

“Mendoj se në një situatë të tillë ata duhet të vënë gishtin në kokë dhe të rishikojnë se çfarë lloj mesazhesh do të dërgojnë, tani do të shohim mesazhe gjatë gjithë ditës. Nuk mund të vendosni listën e dëshirave pa thënë se nga do të sigurohet dhe sa do të jetë buxheti”, tha kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.

Duke folur për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve, Çadikovski theksoi se qeveria ka bërë ndryshime të mëdha në dy ligje kyçe për të përmirësuar gjendjen e punëtorëve mediatik, përkatësisht ndryshimet në Kodin Penal, të cilët sulmin ndaj gazetarit e konsiderojnë si sulm ndaj një zyrtari dhe uljen e dhjetëfishit të dënimeve për shpifje dhe fyerje. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share