Byzylykë elektronik për emigantet që shkojnë ilegalisht në Angli

Qeveria britanike mund të marrë këtë vendim për të ndaluar arratisjen e emigrantëve

Qeveria britanike nuk përjashton përdorimin e byzylykëve elektronik për të kontrolluar emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat atje shkruajnë se zyrtarët e shohin këtë si një mënyrë për të ndaluar arratisjen e e tyre.

Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet për të siguruar  kontrollin mbi këta njerëz që po mbërrijnë ilegalisht, në mënyrë që të mund t’i largojmë ata në një vend të sigurt si Ruanda”, tha Suella Braverman, Sekretare e Brendshme.

Plani i qeverisë për të dërguar emigrantë në vendin afrikan është aktualisht në pritje pasi Gjykata e Apelit në Mbretërinë e Bashkuar vendosi në qershor se Ruanda  nuk mund të  konsiderohej një vend i i sigurt .

Braverman u shpreh se qeverisë mund ti duhet të sigurojë më shumë vende strehimi ndërsa pret drejtësinë të thotë fjalën e fundit për planin Ruanda.

Nëse na pengojnë gjykatat, ne do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u siguruar që të ndalojmë anijet. Ky është një premtim që kryeministri ka bërë , unë e kam bërë dhe që po punojmë natë e ditë për ta bërë të mundur”, tha Suella Braverman, Sekretare e Brendshme.

Strehimi i emgrantëve po u kushton shumë britanikëve. Taksapagueist po paguajnë një faturë vjetore prej 4 miliardë  paund për strehimin e  tyre./KlanNews

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share