Bytyqi: Ne kujdesemi për të gjithë dhe krijojmë masa që qytetarët t’i kalojnë festat me tryezë të plotë

Ne po përgatisim buxhetin për vitin e ardhshëm, parashikojmë masa kundër krizës që do të jenë solidare dhe të drejta, për të gjithë, në mënyrë që qytetarët të kalojnë festat me tryezë të plotë, masat do ta garantojnë këtë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, si mysafir në emisionin “Maqedonia në mëngjes”, që transmetohet në Radio Televizionin Nacional.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se një nga kategoritë më të rrezikuara janë pensionistët dhe një pjesë e masave kundër krizës do të drejtohen edhe ndaj tyre.

“Nevoja reale është një kategori e qytetarëve që sigurisht do të mbulohet, ajo kategori janë pensionistët. Sepse vërtet mendoj se reformat që realisht filluam me fondin e pensioneve dhe pensionistët me një metodologji të re për harmonizimin e pensioneve po japin efekt, por askush nuk e parashikoi se do të kishim krizë ekonomike. Natyrisht që do të preken më shumë personat më të rrezikuar, pra pensionistët, ndaj mendoj që pjesa më e madhe e masave duhet të shkojë tek pensionistët si target grup, por edhe të tjerë, si të rinjtë e të tjerë”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Duke folur për ngrirjen e çmimeve të produkteve të veçanta në tregtinë me pakicë, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se me heqjen e ndalimit të aksioneve dhe promocioneve në markete, e cila u bë me kërkesë të tregtarëve, lejoi uljen e mëtejshme të çmimeve të produkteve.

“Po i ndjekim gjërat me çmimet e garantuara, kryesisht nga tregtarët, të cilët kërkuan që të hiqet ndalimi i aksioneve të produkteve sepse u mundëson t’i bëjnë produktet më të lira. Kjo na tregon në esencë se kemi pasur të drejtë kur kemi thënë se ka pasur rritje artificiale të çmimeve të produkteve të caktuara, sepse tani me çmime të garantuara, plus aksione, mund të ulen çmimet, gjë që tregon se diçka po ndodhte”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se çmimet e garantuara u ndihmojnë kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, ndërsa vuri në dukje edhe rritjen e pagave.

“Mendoj se duhet të ndihmohen kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, do të duhet të ndihmojnë edhe çmimet e garantuara dhe sigurisht me përpjekjet për rritjen e pagave”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share