Bytyqi: Kriza energjetike – është koha e mbijetesës

JAVËN E ARDHSHME DO TË DIHET SE NGA KU DO TË FURNIZOHEMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

“Është kohë e mbijetesës”. Në këtë mënyrë Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka komentuar cmimet enorme të larta për rrymën elektrike. Ai është zotuar se Qeveria është duke bërë gjithcka për t`i ndihmuar ekonomisë, për ta furnizuar me energji elektrike.

“Përpiqemi të gjejmë lëndë të parë që të prodhohet sasi shtesë e energjisë elektrike që do t`i vehet në dispozicion ekonomisë, me cmim më të ulët se sa e bursës. Nëse mund të gjejmë sasi të caktuara, padyshim se do të importojmë për nevojat e ekonomisë. Ka sinjale pozitive, por ende nuk mund të flasim për shifra. Javën e ardhshme do të kemi të dhëna konkrete se cfarë mund t`i ofrojmë ekonomisë” – deklaroi Fatmir Bytyqi.

Qytetarët, firmat, institucionet, Ndërmarrjet Publike dhe Komunat përballen me sfidën për të paguar rregullisht llogaritë mujore për rrymën elektrike. Të dhënat për lartësinë e llogarive janë shqetësuese, kurse vetëm borxhi I konsumatorëve më të mëdhenj ndaj distributorëve të rrymës shkon në 35 milionë euro. Nga burime të ndryshme vijnë informacione për llogari të larta për rrymën elektrike krahasuar me vitin e kaluar. Nëse disa institucione apo kompani paraprakisht kanë paguar dy deri tre mijë euro, tani përballen me sfidën për të paguar dhjetëra mijëra euro.  /KlanMacedoni/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share