Konkluzioni i përbashkët i takimit ishte se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë në kontinuitet janë miqësore dhe pa çështje të hapura, të bazuara në miqësinë tradicionale, partneritetin e fortë strategjik dhe bashkëpunimin afatgjatë konstruktiv dhe mbështetje politike dhe ekonomike.
Republika e Sllovenisë është investitori i 5-të në vendin tonë me rreth 6.9% të fluksit total të investimeve të huaja direkte.
Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori slloven shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e një bashkëpunimi kaq të shkëlqyer, për çka Presker shprehu kënaqësinë për trajtimin e barabartë që investitorët e huaj kanë me kompanitë vendase në Maqedoninë e Veriut.
Ambasadori Presker shprehu gjithashtu mbështetjen e parezervë të Sllovenisë për Maqedoninë e Veriut në fushën e ndihmës për zbatimin më efikas të Klasterit 2, Tregut të Brendshëm të BE-së dhe për Klasterin 3 “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për të cilën zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është e mirëseardhur.
Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori Presker diskutuan edhe për mundësinë e bashkëpunimit për kthimin e të rinjve në vendin tonë, ku Bytyqi tha se përmes procesit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), të rinjtë për herë të parë do të kenë një pasqyrë të qartë se ku do të jetë vendi ynë në 20 vitet e ardhshme dhe kështu të gjejnë pjesën e tyre në shoqëri duke krijuar vende pune me pagesë të lartë për të rinjtë.