Bytyqi: ADA vjen së shpejti – asistenti i parë digjital në sektorin publik në rajon

Kompanitë do të njoftohen për kushtet e investimit dhe ndihmën shtetërore

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në kuadër të konferencës “Viti i mundësive të reja”, që u mbajt në Shkupi njoftoi se së shpejti do të promovohet sistemi digjital  ADA – asistent i parë digjital në sektorin publik, si dhe për Sistemin informativ të menaxhimit për ndihmën shtetërore.

Transparenca, e cila do të shpie në uljen e korrupsionit, është një nga prioritetet e larta të kësaj qeverie. Për këtë qëllim, pak më shumë se një vit më parë, filluam krijimin e asistentit të parë digjital të bazuar në inteligjencën artificiale – ADA, përmes të cilit kompanitë do të mund të marrin informacion të plotë për kushtet për të investuar në vendin tonë dhe ndihmën shtetërore që ofrojmë. ADA do t’i ofrojë të gjitha informacionet për mbështetjen financiare në kuadër të Planit të rritjes ekonomike. Kështu u shpreh z. Kryeministri për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi duke promovuar sistemi digjital  ADA

“Në vitin 2021 kam filluar të flas me donatorë të ndryshëm si dhe me kolegë të mi se si të përmirësohet sistemi dhe mekanizmi i dhënies dhe kontrollit, më saktë si të përmirësohet efikasiteti i ndihmës shtetërore si mekanizëm që ne përdorim. Si produkt i kësaj, lindi ADA. Gjithashtu, së bashku me Bankën Botërore, më në fund do të fillojmë të digjitalizojmë 11 procese biznesi në 11 institucione të ndryshme që përdorin mekanizmin e ndihmës shtetërore. Kjo do të ndihmojë në rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit” – tha Fatmir Bytyqi.

ADA sipas Bytyqit  është një asistent digjital i bazuar në inteligjencën artificiale që do të japë informacione për investimet, të cilat do të promovohen në detaje këtë muaj.

“Përndryshe, ADA flet tri gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht, dhe është emëruar sipas ADA Lovelace, e cila besohet të jetë teknikja e parë kompjuterike femër që krijuan algoritmin e parë për makinat. Prandaj ne besojmë se ADA duhet të jetë pionierja në ngritjen e asistentit digjital në sektorin publik, i cili do të sjellë transparencë më të madhe në të gjitha proceset dhe sigurisht që do të eliminojë faktorin njerëzor aty ku duhet eliminuar.”

Asistenti digjital – ADA po punohet përmes një projekti të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, i cili u zbatua si sfidë për komunitetin vendas fillestar, të cilin e fitoi kompania CodeWell. ADA është asistenti i parë digjital në sektorin publik në rajon që punon për inteligjencën artificiale, ju udhëzon dhe u përgjigjet pyetjeve për mundësitë e investimit në vendin tonë dhe së shpejti do të promovohet në detaje./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share