Buzëqeshje e përqafime, Rama ndan fotoalbumin nga Brukseli

Me mbarimin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka ndarë një sërë fotosh në Facebook-un e tij. Krahas tyre shkruan ”me fotoalbumin e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”.

Ky takim shërbeu që krerët më të lartë të Brukselit të ritheksojnë angazhimin e tyre në procesin e zgjerimit, në mënyrë që të ketë paqe, siguri dhe prosperitet në kontinent. Në këtë samit u përshëndet fakti se takimi i rradhës së liderëve europianë do të mbahet vitin e ardhshëm më 16 Maj në Tiranë.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share