Buxheti 2025/ Qeveria pret rritje ekonomike – opozita dyshon për manipulime!

Me propozim buxhetin 2025 Qeveria parashikon 50.5 miliardë denarë për investime kapitale – thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, në këtë shumë janë kyçur edhe infrastruktura rrugore për Korridoret 8 dhe 10D.

“Se Qeveria është e përkushtuar drejt zhvillimet shihet edhe nga e dhëna themelore për rritje të mjeteve për Ministrinë e Transportit për thuajse 70% ose rreth 7 miliardë denarë më shumë. Pjesa më e madhe e harxhimeve të parashikuara janë për projekte kapitale dhe investime në infrastrukturë, shkolla, çerdhe, spitale dhe objekte tjera publike” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Buxheti peshon 6.5 miliardë, por në vend për paga më të larta dhe për standard më të lartë jetësor, qeveria rrit harxhimet për 75% për vetura zyrtare dhe luksin – reagojnë nga LSDM-ja.

Për vete Qeveria e Mickoskit do të harxhojë për çokollata, kurse për qytetarët bukë të thatë – ironizojnë socialdemokratët.

“Me Buxhetin, Qeveria Mickoski parasheh rritje edhe të harxhimeve joproduktive për mallra dhe shërbime kurse njëkohësisht shkurtojnë harxhimet kapitale në sektore kyçe sikurse arsimi dhe shëndetësia. Harxhimet joproduktive ndodhin në kushte të nivelit të lartë të borxhit publik, i cili me borxhe të reja, do ta tejkalojë kufirin historik të nivelit më të lartë të borxhit prej 70.8%” – thonë nga LSDM.

Buxheti 2025 është parajsë për oligarkët, kurse ferr për qytetarët e rëndomtë – reagojnë nga “Levica” duke drejtuar akuza në adresë të VMRO-DPMNE-së se me këto mjete mbulohet paaftësia e Kryebashkiakëve të kësaj partie.

“Është e qartë se partitë që janë në xhepin e oligarkëve nuk kanë vizion për rezultate më të mira. Nuk mund t`u përgjigjen kërkesave të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik. Qeveria e DPMNE-së do t`u vendos taksa njerëzve të rëndomtë, e jo kapitalit të madh, për shkak se në programin e kësaj partie paralajmërohet ulja e tatimit korporativ nga 10% në 5%” – thonë nga LEVICA.

Ndryshe, tashmë tri ditë me qëndrime të kundërta vazhdon debati për Buxhetin 2025 në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet. Qeveria shprehet optimiste dhe pret që rritja ekonomike të jetë mbi 4%, kurse opozita dyshon se Buxheti është manipulative dhe I hartuar për qëllime parazgjedhore të partive në pushtet. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share