Butel: Rruga ”mollë sherri” mes fqinjve – pronë shteti apo private?!

BANORËT BËJNË THIRRJE QË AUTORITETET TË ZGJIDHIN ÇËSHTJEN

Këto janë pamjet e mëngjesit të sotëm në Butel të Shkupit.

Banorët e kësaj lagjeje gati një vitë e gjysmë po përballen me këtë problem, ata thonë që fqiu i tyre duke manipuluar dhe duke mos iu treguar ka bërë për vete rrugën e cila, sipas tyre, është rrugë e shtetit, njofton Klan M.

Ai fillimisht kishte larguar shtyllën elektrike që kishte qenë aty për 40 vite dhe ka filluar të ndërtojë kokë në vete – thonë banorët.

“Ka qenë rruga e Republikës së Maqedonisë, po ky ja ku e ka rrugën se kur e ka ndarë ky fqiu rrugën na ka lënë 1 metër vend si fqinj i mirë është larguar dhe ky e ka keqpërdorur ata me atë rrugë ka shkuar e ka blerë fshehtas pa mos u konsultuar, sepse ajo duhet të del në tender rruga e Maqedonisë nuk guxon të shitet ai ka manipuluar duke thënë se rruga është private” – tha një banor.

Nga kjo gjendje, banorët thonë se kanë mbetur të traumatizuar edhe fëmijët, pasi sipas tij, për çdo ditë sjellë policë që të vazhdojë me punimet.

”Policia ka anuar vetëm nga njëra anë ta mbrojmë ata, a askush nuk e ka sulmuar atë, ne kemi ardhur vetem ta ndërpremë atë, neve policët nuk na kanë lejuar as të flasim, dmth kanë ardhur sikur të jetë Gaza e bënë këtu Palestinë” – tha një banor.

Banorët thonë se përkundër kërkesave të shumta të tyre të cilat i kanë dërguar tek autoritetet dhe Komunën e Butelit, ende nuk është marrë asnjë vendim që kjo gjendje të ndalohet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share