Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçarja ka denoncuar bashkëshortin e saj pasi u sulmua fizikisht nga ai.
“Më 24.05.2024 në ora 20:15 në SPB-Shkup, 23-vjeçarja ka lajmëruar se rreth orës 17:00 në zonën e Gazi Babës është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti B.U 26 vjeç nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë dorëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.