Një burrë u copëtua për vdekje nga një luan teksa tentoi të futej në kafazin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në një kopsht zoologjik në afërsi të kryeqytetit Accra dhe tashmë autoritetet në Gana janë duke hetuar mbi vdekjen e tij.
Sipas informacioneve, viktima ishte një mesoburrë. Ai tentoi të futej në kafazin ku ndodhej luani dhe ky e fundit e sulmoi atë. Viktima kaloi një gardh 3 metra e një tjetër 6 metra para se të futej në kafaz.
Sipas një deklarate nga autoritetet e mbrojtjes së jetës së egër, burri humbi jetën ditën e diel nga një sulm pas plagëve të shumta që iu shkaktuan.
Trupi i viktimës u largua nga kopshti zoologjik dhe u dërgua në një morg lokal.
Policia tashmë po heton për motivin e ndërhyrjes si dhe për rrethanat në të cilat ndodhi sulmi. Një luan, një luaneshë dhe dy këlyshat e tyre ishin në kafaz në momentin kur ndodhi incidenti. Ndaj dyshohet se luani është frikësuar kur dikush i është futur në kafaz dhe ka dashur të mbrojë të vegjëlit e tij./tvklan.al