Burri godet për vdekje gruan 46-vjeçare në Koçan

Mëngjesin e sotëm në Koçan, pas një zënke të mëparshme, një burrë ka sulmuar fizikisht një grua 46-vjeçare, duke i shkaktuar goditje vdekjeprurëse nga të cilat ka ndërruar jetë gruaja.

Vrasja ka ndodhur para shtëpisë ku ka jetuar gruaja, në momentin kur ajo po bëhej gati për të shkuar në punë, ndërsa ngjarjen e konfirmuan nga SPB – Shtip dhe Spitali i Përgjithshëm në Koçan.

“Mëngjesin e sotëm rreth orës 6:15 në rrugën “Straho Erbapçe” në Koçan, 59-vjeçari U.R. e ka sulmuar 46-vjeçaren T.M. me ç’rast i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në trup, pas së cilës ajo ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor i cili ishte thirrur ka konstatuar mbi 40 goditje me thikë nga të cilat gruaja ka ndërruar jetë në vend”, theksoi Dushanka Gorgieva – Tërpevski, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share