Burri denoncon në polici se është rrahur nga gruaja e tij natën e Vitit të ri

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një burrë 37 vjeç ka raportuar në polici se në natën e Viti të Ri është sulmuar nga gruaja e tij.

“Sot (01.01.2025) në orën 01:36 në DPB Kriva Pallankë, një 37 vjeçar ka raportuar se rreth orës 01:00 në shtëpinë e familjes në një fshat të Kriva Pallankës, pas një zënke të mëparshëm ka qenë i sulmuar fizikisht nga bashkëshortja B.S. (34). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share