“Burrat vrasin gratë, shteti shkruan postime në Facebook” – Protestohet për vrasjen e gruas shtatzënë

Me thirrjet “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!”, është protestuar në Prishtinë, në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë e cila u vra mbrëmë nga ish-bashkëshorti i saj.

Në protestë kanë marrë pjesë qindra gra qytetarë të tjerë, të cilët kanë bërë thirrje për dorëheqje të përgjegjësve që nuk e mbrotjën gruan, megjithëse ajo e kishte raportuar dhunën e vazhdueshme dhe kishte urdhër mbrojtjeje.

Protestuesit kanë bërë thirrje se shteti duhet t’i mbrojë gratë dhe jo burrat siç kishte shkruar kryeministri i Kosovës, në një reagim të tij.

“Burrat vrasin gratë, shteti shkruan postime në Facebook”, ishte njëra nga parullat e protestës, së thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, YIHR dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e QKUK-së para Klinikës së Gjinekologjisë u vra një 35-vjeçare shtatzënë e cila ishte në prag të lindjes së një foshnjeje.

Ish-bashkëshorti i saj është personi i dyshuar për kryerjen e vrasjes ndërsa i njëjti po kërkohet nga organet e rendit dhe gjendet në arrati.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share