Burimi tregon ëndrrën që do ta realizonte nëse fiton çmimin e madh prej 200 mijë eurove nga Big Brother VIP Kosova

Burim Vatovci është banori i cili fitoi menjëherë simpatinë e publikut me të nisur garën në Big Brother VIP Kosova 3.

Së fundmi, ai ka treguar për ëndrrën e madhe e tij, në rast se fiton çmimin e madh prej 200 mijë eurove.

Gjatë një bisede e sipër me Anën, ai thoshte se dëshiron të hapë një restorant për të punësuar vetëm persona me nevoja të veçanta.

“Çka kisha bërë shkurt e shqip me hap një restorant timin me kanë me karrige të vogla”, tha Burimi.

“Kamerierët me qenë si unë shtatshkurtër [krejt], restoranti me qenë prej njerëzve të vogël punëtorë, me punu edhe persona me aftësi të kufizuar”.

“Këtë punë e ka bërë edhe babai im, ton jetën u mundu çdo njeri [shtatshkurtër] që u afru në shoqatën e tij me i shti në punë, disa punojnë në postë e disa në polici”, deklaroi mes tjerash. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share