Burgim të përjetshëm nëse deklaron se je homoseksual – Miratohet ligji në Ugandë

Njerëzit që identifikohen si homoseksualë në Ugandë rrezikojnë të vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm pasi Parlamenti miratoi një projektligj të ri. Gjithashtu, projektligji në Ugandë përfshin dënimin me vdekje në raste të caktuara.

Një aktivist për të drejtat e njeriut tha për BBC se debati rreth projektligjit kishte ngjallur frikën e më shumë sulmeve ndaj homoseksualëve.

“Ka shumë shantazhe. Njerëzit po kërcënohen se “nëse nuk më jep para, do të raportoj se je homoseksual”, thonë ata.

Aktet homoseksuale janë tashmë të paligjshme në Ugandë, por ky projektligj paraqet shumë vepra të reja penale. Projektligji u miratua me mbështetje të gjerë në parlamentin e Ugandës të martën në mbrëmje.

Amnesty International e ka quajtur projektligjin “të tmerrshëm”, “të paqartë” dhe “të formuluar në mënyrë të paqartë”.

“Ky legjislacion thellësisht shtypës do të institucionalizojë diskriminimin, urrejtjen dhe paragjykimin kundër personave LGBTI dhe do të bllokojë punën legjitime të shoqërisë civile, profesionistëve të shëndetit publik dhe liderëve të komunitetit,” tha Tigere Chagutah, drejtor për Afrikën Lindore dhe Jugore për Amnesty International./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share