Në Bundesligën gjermane të futbollit sot zhvillohet java e 34 e kampionatit, ku edhe do të vendoset se cila nga skuadrat do të shpallet kampion për sezonin 2022/23, Borusia Dortmundi apo Bayerni i Munihut.
Borussia Dortmundit sot në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortumnd është nikoqire e ekipit Mainz, ku me fitore eventuale zyrtarisht do të sigurojë titullin kampion i Gjermanisë për këtë sezon. Borussia Dortmund pas 33 ndeshjeve të zhvilluara kryeson tabelën me 70 pikë, dy më tepër se Bayerni i Munihut që ka 68 pikë.
Bayerni dështoi në xhiron e fundit që të marrë pikë të plota nga takimi me Leipzigun, të cilin e humbi me rezultat 3-1 dhe sot është mysafire e ekipit Köln.
Të gjitha ndeshjet e xhirios së 34-të dhe të fundit të Bundesligës zhvillohen sot me fillim në ora 15:30.
Takohen:
FC Köln – Bayern
Borussia Monchengladbach – Augsburg
Bochum – Bayer Leverkusen
Borussia Dortmund – Mainz
Eintracht Frankfurt – Freiburg
RB Leipzig – Schalke
Stuttgart – Hoffenheim
Union Berlin – Werder Bremen
Wolfsburg – Hertha
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/