Pas fillimit të tensionuar të ndeshjes në stadiumin “Todor Proeski”, erdhi edhe kartoni i parë. Për fat të keq në minutën e 14-të, Todorovski ndërhyri në mënyrë të ashpër ndaj Petkovit dhe pas konsultimit me sistemin “VAR”, mesfushori i Maqedonisë u largua me karton të kuq. Pas largimit të Todorovskit, trajner I Maqedonisë në lojë solli Ashkovskin në vend të Trajkovskit.
Në minutën e 26, Milan Ristovski, pas asistimit të Enis Bardhit, dërgoi një projektil të vërtetë nga 20 metra, por portieri mysafirë me forcat e fundit e drejtoi në rrivënie nga këndi.
Mysafirët përgjigjen me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 28-të, kur Despodov nuk arrin të kontrollojë topin në zonën e rrezikut, ndërsa në vendin e duhur është portieri Dimitrievski.
Në vazhdim mysafirët kishin pronësimin e topit dhe vazhdimisht rrezikonin portën e Dimitrievskit dhe në dy raste, me kohë intervenuan Musliu dhe Bejtullai që të evitojnë rrezikun nga zonë e 16 metrave.
Në fillim të pjesës së dytë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Bullgaria hap rezultatin përmes Kiril Despodovit, i cili shënoi gol edhe në sfidën e parë. Në minutën e 55-të, kapiteni i Bullgarisë, Despodov godet brenda zonës, por topi përfundon në duart e Dimitrievskit,
Në minutën e 58-të pas rivënies nga këndi, Bullgaria ishte afër që të shënojë golin e dytë, porn ë vijën fundore ishte Ezgon Bejtullai , i cili nuk lejoi ndryshim të rezultatit. Në minutën e 60-të, Alioski godet ashpër nga 25 metra, por topi shkon skaj portës së Bullgarisë.
I njëjti futbollist, godet brenda zonës, vetëm një minutë më vonë, por mbrojtja mysafire intervenon në vijën fundore. Në këto momente futbollistët e Maqedonisë kishn më shumë iniciativ në terren me inkuadrimin e Spirovskit dhe Dorievit. Në minutën e 66-të, Krastev godet nga 20 metra, ndërsa portieri Dimitrievski me shumë mund arrin të kontrollojë topin.
Në minutën e 81-të, sërisht pas goditjes së lirë, në zonë më mirë gjendet Alioski, por sërisht tentimi i tij shkon skaj portës. Në minutën e 86-të, incident në terren, në mes Bardhit dhe Kirillovit, ndërsa arbitri kryesor i qetëson me karton të verdhë. Doriev, në minutën e 88-të kishte rast ideal për të barazuar shifrat në 1-1, mirëpo në momentin e fundit intervenon mbrojtja bullgare dhe drejton topin në rrivënie nga këndi.
Deri në fund të takimit, Maqedonia u orvat, që me një futbollist më pak të barazojë shifrat, por mysafirët ishin të koncetruar deri në fund dhe nuk lejuan që të ndryshohet rezultati.