Bullgaria dhe Rumania, jashtë Shengenit

Pritet të pranohet vetëm Kroacia. Shkak, emigracioni dhe korrupsioni

Kroacia pritet të jetë vendi më i ri anëtar i zonës “Shengen” të lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Europian. Por kjo mundësi sërish nuk do t’u jepet Bullgarisë dhe Rumanisë edhe pse janë anëtarësuar 5 vite para Kroacisë në Bashkimin Europian.

Vendimin e marrin këtë të enjte, ministrat e Jashtëm të vendeve të unionit të mbledhur në Bruksel. Por kryediplomati i Vjenës paralajmëroi “veton” kundër dy vendeve, që sipas tij kanë probleme me emigracionin e paligjshëm.

“Po, sot do të votoj kundër zgjerimit të hapësirës Shengen në Rumani e Bullgari, pasi vetëm këtë vit nga këto vende kemi pasur 100 mijë kalime ilegale të kufirit drejt Austrisë”.

Parlamenti holandez miratoi në Tetor një rezolutë ku theksohej nevoja e një analize të hollësishme për funksionimin e rendit dhe ligjit dhe nivelin e luftimit të korrupsionit në Bullgari dhe Rumani.

Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë, që kur Komisioni vlerësoi se ato janë të gatshme për anëtarësim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share