Bullgari: Vritet një shtetas i RMV-së, arrestohet një 14-vjeçar

MPJ PRET ZBARDHJEN E RASTIT  

Mediat bullgare duke u thirrur në policinë njoftojnë se një i ri 14-vjeçar është arrestuar për vrasjen e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut në qytetin turistik bullgar Bregu i Diellit, njofton KlanM.

Zyra Rajonale në Nessebar, dje rreth mesditës, ka marrë një raport se trupi i pajetë i një burri me lëndime të dukshme në pjesën e kokës është gjetur në një zonë të pyllëzuar pranë një lokali në Bregun e Diellit.

Autoritetet bullgare, sic percjell KlanM, kanë konstatuar se kufoma është e një shtetasi maqedonas 49-vjeçar, i cili kishte hyrë në Bullgari më 24 janar përmes pikës kufitare Gjueshevë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

”Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Sofje vazhdon të jetë në komunikim të rregullt me organet kompetente në Bullgari, nga të cilat priten më shumë informacione lidhur me rastin dhe rrjedhën e procedurës për zbardhjen e plotë të rastit, për të cilën MPJ-ja do ta informojë publikun në mënyrë shtesë. Njëherit, Ambasada qëndron në dispozicion të familjes së shtetasit të ndjerë për çdo nevojë” – thonë nga MPJ.

Pas marrjes në pyetje dhe kontrollimit të kamerave të sigurisë, sic percjell KlanM, policia në afat prej 24 orëve ka arrestuar një 14 vjeçar nga qyteti Nesebar. Sipas Prokurorisë, ai e ka goditur për vdekje viktimën me një mjet të mprehtë. Motivet e vrasjes ende nuk dihen. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share