Bullgari: Stuhi ere, shiu dhe bore – së paku dy viktima!

METEO-ALARM EDHE PËR PJESËN LINDORE TË BULLGARISË

Së paku dy persona e kanë humbur jetën si pasojë e motit të lig që kishte kapluar disa pjesë të Bullgarisë.

Policia ka njoftuar se një viktimë është shënuar në Bulevardin kryesor në Sofje, kurse tjetra në qytetin Varna. Të dy viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë re rrëzimit të drunjve.

Erërat e fuqishme dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe borës, sic shihet nga pamjet, kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë ndërprerë furnizimin me rrymë elektrike nëpër shumë vendbanime.

Në Varna është shpallur situatë e jashtëzakonshme për shkak të shiut dhe stuhisë së erës. Autoritetet kanë njoftuar se është cënuar furnizimi me rrymë elektrike në të gjitha Komunat e Varnës dhe se rrugët kryesore janë të bllokuara nga rrëzimi I drunjve duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë.

Metereologët Bullgar për sot kanë paralajmëruar mot të rrezikshëm për pjesën më të madhe të Bullgarisë Lindore, duke potencuar se erërat e fuqishme do të arrijnë shpejtësinë deri në 125 kilometra në orë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share