Bullgari: Petkov – jo ministrave të GERB-it në Qeveri

GERB: 50:50 GJASAT PËR QEVERINË ME MANDAT TË PARË

Dy forcat e para politike që dolën fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, partitë e ish-Kryeministrave Bojko Borisov dhe Kiril Petkov, nesër do të takohen në përpjekje për të gjetur një kompromis lidhur me formimin e qeverisë së re bullgare. Por, deklaratat e zyrtarëve të dy partive, para këtij takimi, nuk shkojnë në favor të konsensusit, njofton KlanM.

Nuk mund të mbështesim qeverinë me mandatin e parë dhe nuk duam që në qeverinë tonë të ketë ministra të GERB, por duam qeverinë – ka theksuar për mediat bullgare, ish-Kryeministri Kiril Petkov njëherit edhe bashkëkryesues i koalicionit “Vazhdojmë me ndryshimet”.

“Zgjedhësit tanë qartë na bënë me dije se kemi mandat të veprojmë sipas politikave që i premtuam. Asnjëherë s`kemi premtuar se do të ketë qeveri koalicioni dhe s`ka gjasa që të heqim dorë nga këto premtime. Nëse duan të shohin se cfarë qeverie do të propozojmë, të na thirrin në takim” – tha Kiril Petkov.

Nga ana tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të partisë GERB, Desislava Atanasova, sic njofton KlanM, në një prononcim për mediat bullgare, ka bërë të ditur se gjasat për një qeveri me mandat të parë janë 50 me 50. Sipas saj duhet të ketë takim liderësh që do të rezultojë me një platformë të përbashkët.

“Nëse kemi marrëveshje për temat e rëndësishme për Bullgarinë, nuk do të jetë e rëndësishme se kush me cilat ministra do të merr pjesë në qeveri. GERB dëshiron qeveri të rregullt dhe ndarjen e përgjegjësive” – tha Desislava Atanasova ”GERB”.

Në fillimit të prillit në Bullgari, për të pestën herë brenda dy viteve, u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Rezultati sërish ishte i ngushtë, me një epërsi të vogël të partisë s ëish-Kryeministrit Bojko Borisov, GERB.

Bullgaria, sic njofton KlanM, kryesisht udhëhiqet nga qeveri të përkohshme të emëruar nga Presidenti Rumen Radev, pas rënies së Qeverisë së Bojko Borisovit në vitin 2020 për shkak të protestive masive kundër korrupsionit.

Që atëherë asnjë parti nuk mund të formojë shumicë stabile dhe shpallen zgjedhje të parakohshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share