Bullgari: Përplasje fizike në parlament!

PËRPLASEN DEPUTETË TË PARTISË PRORUSE DHE TË PARTISË “VAZHDOJMË ME NDRYSHIMET”

Deputetë bullgar janë përplasur fizikisht në seancën e sotme plenare, kurse shkas kanë qenë dy rezoluta të propozuara, njëra nga partia ultranacionaliste “Rilindja” dhe tjetra nga “Vazhdojmë me ndryshimet”, njofton KlanM.

Pas këtyre ngjarjeve seanca është ndërprerë.

Deputetë të partisë proruse “Rilindja” kolegët e tyre të partisë “Vazhdojmë me ndryshimet” I kanë quajtur tradhëtar dhe kanë kërkuar që kjo parti ta kthejë mandatin për formimin e qeverisë.

Ngjarjes që kulminoi me rahje, sic percjell KlanM, I kanë paraprirë sulmet e vazhdueshme disaditëshe të partisë proruse ndaj partisë së ish-Kryeministrit Kiril Petkov, ku kanë kërkuar që të ndalohet veprimtaria e kësaj partie kurse liderët të burgosen.

Më 2 Prill në Bullgari u mbajtën zgjedhjet e pesta me radhë të parakohshme parlamentare në dy vitet e fundit. GERB fitoi zgjedhjet, por pa mbështetje të mjaftueshme për të qeverisur vetëm. Kabineti I ri qeveritar, sic njofton KlanM, erdhi me propozimin e koalicionit “Vazhdojmë me ndryshime” dhe GERB. Kryeministri do të ndryshohet me rotacion cdo 9 muaj. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share