Bullgari: Mjet shpërthyes në karvanin e automjeteve të Kryeprokurorit

Një mjet shpërthyes ka dëmtuar një veturë të sigurimit të Kryeprokuroit të Bullgarisë, Ivan Geshev, derisa po lëvizte në rrugën Sofje – Samokov, njoftojnë mediat bullgare, percjell KlanM.

Sipas njoftimeve jozyrtare të televizionit publik bullgar BNT, mjeti shpërthyes ka eksploduar para karvanit të automjeteve.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 11:45, kurse nuk ka viktima – kanë deklaruar nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë, percjell KlanM.

Sipas tyre, situata po pastrohet, kurse në vendngjarje kanë mbërritur përfaqësues të zhandarmerisë dhe policisë kurse është formuar shtabi I të gjithë shërbimeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share