Bulevardi “Hasan Prishtina”, përplas partitë politike, BDI: Qeveria monoetnike ka rritur dozën e skandaleve, një skandal në ditë është pak për to

Bulevardi Hasan Prishtina përplas partitë politike, për BDI-në është e papranueshme problemet e qytetit të Shkupit të zgjidhen në kurriz të shqiptarëve.  Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri këtë moment e ka cilësuar si të tmerrshëm.

Është e papranueshme problemet e qytetit të Shkupit të zgjidhen në kurriz të shqiptarëve , thonë nga BDI pas paralajmërimeve se qeveria planifikon mjetet e parapara për ndërtimin e rrugës Hasan Prishtina ti dedikoj për zgjidhjen e probleme në kryeqytet.

Nga partia e Ahmetit thonë se Qeveria mono-etnike ka rritur dozën e skandaleve dhe se një skandal në ditë nuk u mjafton, shtojnë se kjo përbërje për 60 ditë Qeverisje ka regjistruar plotë 120 skandale. Sipas BDI-së edhe këtë herë heshtja ka mbuluar “V-aza-LENët”

“Qeveria e BDI i ndau 8 milion euro qytetit të Shkupit për bulevardin Hasan Prishtina që e lidh Shkupin me qarkoren në rrugën për Kosovë dhe nyjen që e lidh atë bulevard me Çairin, Butelin dhe Shuto Orizaren. Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron të papranueshëm dhe të parealizueshëm propozimin e qeverisë monoetike që problemet me qytetin e Shkupit të zgjedhen në kurriz të shqiptarëve, edhe atë duke e ndaluar ndërtimin e bulevardit Hasan Prishtina në rrugën për Kosovë si dhe nyjen tek semaforët në rrugën “Slovenia”, që gjithashtu e lidh Çairin me rrugën për Kosovë.  Asnjë fjalë nga V-aza-LENët ndaj kësaj përbuzjeje, poshtërsimi, nënçmimi të shqiptarëve nga qeveria monoetnike.  A keni një grimcë dinjiteti? Për c’farë keni hyrë në qeveri pa legjitimitet, kur asnjë pikë e vetme e programit tuaj nuk është e përfshirë? Përgjigja është e qartë, për tu pasuruar në kurriz të popullit dhe për ti shërbyer VMROsë në politikat antishqiptare”, thonë nga BDI.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri këtë moment e ka cilësuar si të tmershëm. Shton se veç kësaj, Qeveria me ribalanc shkrutoi edhe mjetet për Korridorin 8 dhe Spitalin e Kërçovës.

“Me ribalancin e buxhetit para pak ditësh mjetet për Koridorin 8 u shkurtuan për 11 miljard denarë, nga 15 në 4 miljard denarë! Mjetet për spitalin e Kërçovës u shkurtuan nga 50,1 miljon në 1,7 miljon denarë! Kryeministri i vendit i propozon Danella Arsovskës që mjetet e destinuara për rregullimin e bulevardit që e lidhë Shkupin me rrugën për Republikën e Kosovës në vlerë prej 8 miljon euro të ridestinohen për ndërmarrjen publike të qytetit të Shkupit – Paraqe dhe Gjelbrime!  Pra, Kryeministri propozon që të ndërpriten punimet për rrugën drejt Kosovës!  Për kaq pak ditë edhe po të duan nuk mund të bëjnë më shumë!  Tmerr!”, ka shkruar Aziri.

Për të konfirmuar ose mohuar deklarimet e të pares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa, Klan Maqedoni kërkoi qëndrim nga zëvendës ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli e cila tha se është në inspektime të punimeve në Komunën e Bërvenicë dhe qëndrim do të japë në momentin që do të lirohet.

Kujtojmë, dje e para e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaroi se kryeministri Hristian Mickoski ka propozuar në takim që mjetet që janë të destinuara për bulevardin “Hasan Prishtina” përmes ribalancit të shkurtohen dhe me të njejtat, Qeveria të mbulojë borxhin prej 8 milion eurove që e ka tek Qyteti i Shkupit, respektivisht Ndërmarrja për Transport Publik.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share