Buletini Policor: Bastisje për drogë në Shkup e Gostivar, arrestohet një trafikant i migrantëve, kapen hajna në Shkup!

Policia intervenuese pranë SPB-Shkup, menjëherë pas kryerjes së veprës penale ka arrestuar hajnat, privohet nga liria një trafikant i migrantëve, Policia e Shkupit ka konfiskuar 6.2 kg marijuanë, 442 tableta “ecstasy”, pistoletë e plumba, gjatë një bastisjeje në Gostivar zbulohet drogë, arrestohet një qytetar I Ohrit I cili gjatë një rrahjeje kishte përdorur armë të rrezikshme. Këto janë disa nga aksionet që janë publikuar në buletinin e MPB-së gjatë 24 orëve të fundit.

MPB-ja thotë se SPB-Shkup ka ndërmarrë veprime të zgjeruara hetuese lidhur me një ngjarje që kishte ndodhur më 02 nëntor në Shkup, kur në automjetin “Mini” ishin gjetur 6.2 kg marijuanë, 442 tableta “ecstasy”, pistoletë, 8 plumba, silenciator pistolete, maqinë vakuumi dhe dy peshore digjitale.

Për të zbardhur rastin, nga MPB thonë se shumë persona ishin ftuar në bisedë zyrtare, për implikime të mundshme në këtë rast.

“Më 07.11.2024 është kryer bastisje në shtëpinë e O.A në Shkup, ku është gjetur marijuanë, celularë dhe gjësende tjera, ku O.A privohet nga liria. Më 08.11.2024 në PTHP Shkup dorëzohet kallëzim penal kundër O.A dhe M.Z, i cili është në arrati” – thonë nga MPB-ja.

Në buletinin policor MPB-ja përmend edhe bastisjen në Gostivar.

“Më 08.11.2024 në ora 22.30 zyrtarë policor të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria F.Z (31) nga Gostivari. Në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, me urdhër të gjykatës është kryer bastsije ku është gjetur dhe konfiskuar marijuanë” – thonë nga MPB.

Ndërkohë, sipas policisë, sot në orën 01.45, në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, MPB-ja ka arrestuar edhe një trafikant me migrantë.

“Privohet nga liria B.M (51) NGA Gjevgjelia, për shkak se gjatë bastisjes së makinës së tij “Ford Fokus” me targa të Gjevgjelisë janë gjetur 4 migrantë nga Libani. Është njoftuar PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, kurse migrantët janë transferuar qendrën tranzite “Vinojug” – Gjevgjeli” – njofton MPB-ja.

Ndërkaq, në orën 02.45 të së shtunës, sipas njoftimit të MPB-së, policia në Shkup ka privuar nga liria J.T (19) dhe K.P (19), për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale “vjedhje”.

“Menjëherë pas denoncimit rreth orës 02.30 nga F.F (22) se në afërsi të Kuvendit në Shkup, dy personan nën kërcënimin me gjësend të fortë ia kanë marrë paratë, janë ndërmarrë masa përkatëse dhe kryerësit janë privuar nga liria, kurse paratë I janë kthyer pronarit” – thonë nga MPB-ja.

Policia njofton se më 09.11.2024 në orën 00:25 në Ohër, është arrestuar Z.U (20) NGA Ohri, I cili dyshohet se është kryerës I veprës penale “cënimi me armë të rrezikshme gjatë rrahjes” vepër kjo e kryer më 08.11.2024 në ora 23.30 para sallës sportive në Ohër.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share