Bujku i Haraçinës: Nuk kam marrë dëmshpërblim për përmbytjet e vitit 2016 (VIDEO)

FIDANËT QË JANË REGJISTRUAR PËR KOMPENSIM DËMI JANË MBJELLË NË KULLOTA TË UZURPUARA”

Ekrem Jahiu nga Haraçina nga vërshimet e vitit 2016 pësoi dëme tek toka e mbjellë me 350 rrënje molle dhe 250 rrënjë dardha. Demi sipas tij ishte mbi 10 mij euro, por qe nga ajo kohe e deri sot nuk e mori dëmshpërblimin.

“Këtu kisha 350 rrënje molla dhe 250 rrënje dardha u shkatërruan, Ministria e bujqësisë e ka vlerësuar demin ndërsa agjencia e pagesave nuk e paguan demin, dhe nuk kam as përgjigje as po as jo, vlerësimi është bere por s’di ku te ankohem më, në gjykatë kemi dalë mbi 10 here, seancat anulohen përgjigje nuk ka as në këtë mënyrë dhe nuk di ku të ankohem më” – tha Ekrem Jahiu, bujk.

Edhe pse demi është vlerësuar nga autoritetet dhe ekipet e inspektoratit kanë qenë dy here në vend për të verifikuar dëmet, Ekremi shton se përveç stresit dhe paratë e harxhuara neper avokatë nuk ka fituar asgjë nga drejtësia.

“Unë kërkoj që dëmshpërblimi të paguhet se shteti e ka vlerësuar dëmin e ka vlerësuar sikur të gjithë tjerëve fshatrave që kanë pasur dëm, nuk ka drejtësi, edhe me gjykatë nuk ka drejtësi, nuk di ku ka drejtësi” –  – tha Ekrem Jahiu, bujk.

Klan Maqedoni kërkoi përgjigje nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Nga kjo agjenci thanë se Jahiu nuk i është paguar kompenesimi pasi fidanët që janë regjistruar për kompensim dëmi janë mbjellë në kullota të në pronën shtetërore.

“Agjencia nuk ka miratuar zgjidhje për pagesën e dëmshpërblimit për shkak se në dokumentacionin e pranuar është konstatuar se disa nga fidanët që janë regjistruar për kompensim dëmi janë mbjellë në kullota të uzurpuara në pronën shtetërore, që do të thotë se pala nuk ka bazë ligjore për përdorimin e tyre – thuhet në Agjencinë për mbështetje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural.

Nga kjo agjenci gjithashtu shtuan se personi Ekrem Jahiu ka paraqitur padi në Gjykatën Themelore Civile Shkup dhe pas marrjes së aktgjykimit do të zgjidhen të gjitha dilemat lidhur me përcaktimin e drejtë të dëmit. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share