Bujar Osmani viziton Serbinë, në plan takime me Vuçiq, Brnabiq e Daçiq

Agjenda reformuese e Serbisë, partneriteti i vendit me OSBE-në dhe ndihma e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Serbi për zbatimin e këtyre proceseve do të jenë temat kryesore të vizitës dyditore të kryetarit të OSBE-së dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Beograd, përcjell KlanM.

Siç njofton MPJ, Osmani nesër në Beograd do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiq, ndërsa me nikoqirin e tij, Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrin e parë për politikë të jashtme dhe siguri dhe Ministër për Punët e Jashtme do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Roli i Serbisë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon është i rëndësishëm për OSBE-në. Bashkëpunimi i shkëlqyer i Misionit të OSBE-së në Serbi me autoritetet lokale është vetëm një dëshmi shtesë se OSBE-ja është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor”, thotë Osmani, përcjell KlanM.

Osmani do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Popullor të Serbisë, Vladimir Orliq dhe delegacionin parlamentar të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, si dhe me organizatat e shoqërisë civile që punojnë në projekte partneriteti me Misionin e OSBE-së në Serbi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share