Bujar Osmani: Personalisht jetoj vetëm nga rroga ime

Kreu i diplomacisë në vend, Bujar Osmani komentoi paralajmërimet për uljen e pagave të funksionarëve pasi para 7 muajve u rritën për 78 për qind.

Osmani tha se ai personalisht jeton vetëm nga rroga.

“Zakonisht nuk dua të jem populist në këtë temë, sepse, siç thashë një herë, nuk mendoj se është diçka për t’u mburrur kur politikanët thonë ‘nuk më intereson rroga ime’, sepse me këtë sikur se thonë ‘unë nuk jetoj nga rroga’”, thotë Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share