Bujar Osmani: Kjo qeverisje është incident, u zhbënë shumë të arritura shqiptare të garantuara në Marrëveshjen e Ohrit

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se kjo qeverisje është incident dhe se nuk mund të shkojë gjatë një qeveri monoetnike dhe pa legjitimitet.

“Sitiata në të cilën ndodhemi është një dem i madh që po i bëhër shetetit dhe qytetarëve, Është humbur kuptimi I demokracisë, është shkelur vullneti I shqiptarëve, janë përbuzur shqiptarët në vetëm 100 ditë, duke u zhbë ajo që e garanton Marrëveshja e Ohrit me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe kjo është një rrënim i një realiteti që e ka pas përkufizimi I MO-së për shqiptarët. Patroni i partisë maqedonase gjeti partnerët e tij dhe po realizon planet e tij, mirëpo kjo nuk mund të funksionojë kështu, ku 45% e njerëzve nuk pyeten për mendimin e tyre, mirëpo vendimet merren në një qeveri monoetnike”, tha Osmani.

Osmani shtoi se nuk mund të tolerohet që askush mos t’i pyet asgjë në këtë shtet, ndaj tanimë shprehet edhe situata për zgjedhje të parakohshme. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share