Dy kandidatet për president, Bujar Osmani dhe Arben Taravari kanë reaguar në lidhje me arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.
Osmani në faqen e tij në Facebook shkruan:
Dënoj veprimin e sotëm ndaj gazetarit Furkan Saliu dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij. Liria e shprehjes është kryefjala e çdo shoqërie demokratike!
Teksa Taravari shkruan:
“Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.
Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij.
Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit:
Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep!
Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin!”. /TvKlan.mk